Lajme

Aktivistja terhiqet zvarr te sheshi “Skenderbej”

Teksa sheshi ‘Skënderbej’ ishte mbushur plot me njerëz që po shijonin diellin e kësaj të shtune, dolën edhe disa protestues që kishin paralajmëruar një protestë në kuadër të Ditës së Europës. Ata protestojnë për një seri kauzash, duke nisur që nga ndryshimet në kodin penal për pandeminë e deri kundër ndërtimit të Teatrit Kombëtar. Por policia ndërhyri brutalisht për shpërndarjen e protestës, duke shoqëruar në mënyrë skandaloze protestuesit. Blutë u bënë presion edhe medieve të pranishme, mes tyre dhe gazetaren e Fax News, Mirilda Tili.

Një nga protestuesit humbi ndjenjat. Ajo u shfaq në gjendje të rënduar shëndetësore, por policia tentoi disa herë që ta shoqëronte në komisariat. Pas shumë minutash mbërriti ambulanca dhe e mori protestuesen për në spital. Gazetarja e Fax News Mirilda Tili tha se aktivistja quhet Ira Kurti. Ajo jeton kryesisht në Kanada dhe është juriste.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close