Lajme

Aktori dhe Xhensila bëjnë urim të veçantë për të ëmën e Besit

Dje ishte një ditë e veçantë për familjen e Bes Kallakut, pasi e ëma e aktorit feston 60 vjetorin e lindjes. Në këtë përvjetor të veçantë nuk ka munguar as një urim nga aktori i humorit dhe nusja, Xhensila Myrtezaj.

Besi ka ndarë një foto nga festa e organizuar për të ëmën, ku shihet duke e përqafuar, krahas së cilës ka shkruar dhe disa fjalë të ëmbla. “Mamaja ime, Shpresa, lule kamomil, prehëri i paqes, gjumi i qiellit. Urime 60 vjetorin e bukura mam.”

Ai gjithashtu ka zbuluar se i ka bërë dhuratë së ëmës një orë. Ndërkaq, nga ana tjetër dhe Xhensila ka ndarë një foto ku shihet duke përqafuar vjehrrën, postim të cilin e ka shoqëruar me pak fjalë. “Nëna kamomili…Gëzuar ditëlindjen”, uron këngëtarja.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: