Categories Kulture, Lajme

Aktori i njohur i filmave indian ndahet nga jeta në moshën 40 vjeçare

Aktori i njohur indian i filmave dhe serialeve indiane, Siddharth Shukla ka vdekur papritur në moshën 40 vjeçare, në dukje nga një atak kardiak. Një doktor indian tha për rrjetin britanik BBC se shkaqet e vdekjes nuk ishin ende të qarta, por mediat vendase thanë se kishte pësuar një atak kardiak.

“Ai u soll i vdekur në spital disa kohë më parë”, tha një drejtues i spitalit Cooper Hospital për mediat vendase, duke shtuar: “Raportimet fillestare tregojnë se ka pësuar një atak kardiak, por për të qenë të sigurtë duhet të përfundojmë autopsinë”.

Shukla kishte aktruar në shumë filma e seriale të industrisë indiane televizive të njohur si ‘Bollyëood’. “Lajmi ka tronditur industrinë televizive”, tha Rohit Khilnani, kreu i grupit televiziv vendas NDTV.

Homazhe të shumta vinin për aktorin nga industria, miqtë e familjarët. Ata shprehnin trishtimin për vdekjen e papritur në moshë kaq të re. Aktori lë pas nënën e dy motrat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME