Categories Lajme

Aktori i njohur shqiptar vrau gruan dhe më pas veten/ Policia zbardh ngjarjen tronditëse

Policia në New York ka mbyllur hetimet për vdekjen e çiftit shqiptar, të cilët në Gusht të këtij viti u gjetën të pajetë jashtë apartamentit të tyre në Bronx. Autoritetet kanë dalë në konkluzionin se ngjarja ishte vrasje dhe vetëvrasje.

Kjo pasi sipas policisë, 35-vjeçari Florind Belliu e goditi bashkëshorten e tij Ornela Shehi me çekiç përpara se ajo të binte nga kati i 6 i apartamentit ku jetonin, mëngjesin e 6 Gushtit.   Siç shkruajnë mediat amerikane, ajo që mbetet e paqartë është nëse 28-vjeçarja ra nga dritarja apo u shty nga Belliu, i cili u hodh vetëm pak momente më pas.

Vetëm pak çaste para rënies, fqinjët thanë se kishin dëgjuar të bërtitura. Në momentin e ngjarjes së rëndë në shtëpi ndodheshin edhe dy djemtë e vegjël të çiftit. Fqinjët treguan po ashtu se kishin dëgjuar njërin prej tyre të thërriste “Mami! Mami!”, në momentin që ata ranë nga kati i 6.

Sipas policisë, fëmijët nuk ishin në gjendje të jepnin të dhëna që mund të ndihmonin autoritetet për të zbardhur se çfarë çoi në ngjarjen e rëndë. Florind Belliu ishte me profesion aktor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME