Categories Lajme

Aktorja e njohur shqiptare ndan momentet ‘pik ante’ nga karantina: Lezetshëm në këtë k*ravirus (Video)

Aktorja shqiptare, Olta Dako ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj një video humoristike, ku rrëfen disa nga momentet më ‘pikante’ gjatë periudhës së saj në izolim. Aktorja e nis videon e saj duke ngatërruar fjalën koronavirus, e më pas duke treguar se si e kalon ditët, mes punëve të shtëpisë dhe daljeve të panikosura, ku ngatërron dhe blem katër balsam dhe asnjë shampo.

“Përshëndetje miq si po kaloni, unë mirë ja, hiç lezetshëm,këtu në këtë karavirus, në këtë karakurvë, në këtë karantinë. Se kuptojmë mo si iku kjo ora kështu, erdhi dita, erdhi nata. Domethënë çdo gjë vrapon shumë shpejt, vërtetë, shumë shpejt, shumë bukur. Pllakat e dyshemesë të shkretat nuk po e marrin veten, çka kjo e shkreta që po na lan tre katër herë në ditë. Gjithsesi të rrish në shtëpi ka ato bukuritë e veta, ka ato misteret e veta.

Për mua është një mister që mbrapa frigoriferit kishte aq shumë pluhur, sinqerisht nuk e dija. Ky është një stimul për mua, për ditën e re që do të vijë nesër. Edhe flokët nuk i kam të krehur, por i kam të larë.Sepse që thoni ju miq, unë kisha dy maska në shtëpi, dola me maskë me dorashka për të blerë shampo. Shkoj blej dy shampo dhe kthehem në shtëpi. Aty kuptoj se isha bërë me katër balsam. Nga paniku jo po rri një metër larg, kisha blerë dy balsam. Dola dje përsëri dhe bleva një shampo, dhe lava kokën. Dhe kështu, kaq, doja të ndaja me ju këto momente kaq të bukura brenda kësaj karak*rve, brenda kësaj karantine…kësaj karavirusi…”– është shprehur në videon e saj, aktorja Olta Daku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME