Categories Lajme

Aktualitet Ngordhin 51 dhi në Bërzhitë, vaksina nuk bëri efekt

TIRANE-51 dhi kanë ngordhur në një fermë në fshatin Dobresh në njësinë Administrative Bërzhitë në pronësi të Faik Nelkut. Ministria e Bujqësisë thekson se dhitë janë prekur nga sëmundja e eneterotoksemisë, që ka filluar më datën 31.01.2020. Sipas njoftimit të ministrisë, pas njoftimit nga ana e fermerit për rastet e ngordhura të dhive në fermë ka shkuar një grup i kryesuar nga  përgjegjësi i Shërbimit Veterinar në ARSHVMB Tiranë, Gezime Shehu, veterineri Fiqiri Gabi dhe Besmir Binaj për kryerjen e hetimit të rastit.

Po sipas ministrisë, fermeri ka vaksinuar privatisht kafshët për sëmundjen e eneterotoksemisë, më datën 31.01.2020, por nuk ka bërë efekt. Shërbimi veterinar ka marrë kampione nga kafshët e ngordhura, të cilat janë dërguar në laboratorin e shëndetit të kafshëve në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe veterinarisë Tiranë. Gjithashtu janë marrë masa për groposjen e kafshëve, ndërsa ferma u vendos në karantinë.

Ministria e Bujqësisë njofton se pas analizimit në laborator rezultoi se shkaku i ngordhjes së kafshëve është sëmundja e Enterotoxemisë. “Sëmundja e enterotoksemise nuk është sëmundje zoonotike(Nuk  prek njeriun). Sëmundja e enetrotoksemise shkaktohet nga klostridium perfigens të llojeve te ndryshme. Klostridiumet të pranishëm në mikroflorën e aparatit tretës prodhojnë toksina shkaktare të ngordhjes së kafshëve. Për vaksinimin e kafshëve  kundër sëmundjes së enterotoksemise është detyrë e vete fermerit. Sëmundja e enetrotoksemisë  nuk është në listen e sëmundjeve të cilat mbështeten nga buxheti i shtetit, bazuar në Vkm. Nr. 408.13.05.2013 “Për dëmshpërblimin e kafshëve të eleminuara” e ndryshuar. Ferma është mbajtur në mbikqyrje të vazhdueshme nga ana e Shërbimit Veterinar Rajonal, Tiranë” përfundon njoftimin ministria.

Sipas veterinerëve kjo sëmundje prek vetëm delet dhe dhitë dhe është e detyrueshme që dy herë ne vit të vaksinohen. Vaksina duhet bërë 40 ditë para se të lindin në mënyrë që keci apo qengji të mos rezultojë i sëmurë. Kur sëmundje, po sipas veterinerëve agravon dhe bëhet e vështirë parandalimi nëse nuk janë vaksinuar. Vaksinat që vijnë në vend kryesisht janë çeke, spanjolle dhe italiane. d.ba./Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sot merrni çadrat me vete! Rikthehen reshjet e shiut

Për ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME