Lajme

Vijon faza e dytë e rehabilitimit të Gjanicës në Fier

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Fier, ku vijon puna në fazën e dytë të projektit përgjatë lumit Gjanica, dikur i bllokuar nga pisllëku i mbledhur në vite mes dy varganëve të ndërtimeve pa leje, shkak përmbytjesh të vazhdueshme në qytet, ndërsa sot një vlerë që i shtohet qytetit. I shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, Kryeministri pa nga afër transformimin që ka ndodhur në Fier me zbatimin e projektit për qendrën e qytetit, ku përfshihet edhe faza e parë e rehabilitimit të lumit Gjanica. Kryeministri theksoi se ishin këto investime që shmangën përmbytjet. “Po mbajti mirë, se po të mos kishte qenë do të ishte bërë llahtari”, tha Rama.

Subashi informoi se ashtu si faza e parë, edhe faza e dytë e cila po zbatohet në një gjatësi prej 2 kilometrash, parashikon vijimin e investimit për sistemimin e lumit. “Faza e dytë do të zbatohet me dy nivele shëtitoresh. Nuk ndryshon si gjerësi e shtratit të lumit, por merr vetëm kuotat e nevojshme të pjerrësisë për të rritur pak shpejtësinë e lëvizjes së ujërave. I gjithë shtrati poshtë do shtrohet me beton për ta garantuar në të gjitha drejtimet”, tha Subashi. Ai theksoi se me reshjet e para një jave, nëse nuk do të ishte kryer ky investim madhor do të ishte përmbytur qyteti. Po ashtu, Subashi theksoi se parkimi nëntokësor me rreth 100 vende ka përfunduar dhe hapet së shpejti.

“Faza e dytë e rehabilitimit të qendrës parashikon ndërtimin e Pallatit të Sportit. Këtu ka qenë pallati i Sportit, ajo është palestra e vjetër. Janë disa prona në shpronësim dhe hapim momentin e një fazë për sistemimin e këtij sheshi. Kjo pastaj i jep vlerë e formë gjithë qendrës së qytetit dhe do të konsiderohet edhe kjo qendër”, tha Subashi, ndërsa shtoi se kjo e dyfishon pothuajse qendrën e Fierit. Ndërkohë Kryeministri Rama kujtoi se dikur ka luajtur edhe ai te Pallati i Sportit të lojërave me dorë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close