Categories Lajme

“Nuk mund të flemë mbi dafina”, nëndrejtori i ISHP-së bën deklaratën e fortë

Nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku thas situatën e koronavirusit në vend duhet ta marrim seriozisht, dhe nuk mund të flejmë mbi dafina, pasi rastet e shtuara në javët e fundit do  të na vendosin përballë një mbingarkese në spitale. “Unë do të konsideroja që më mirë të ngremë alarmin sesa të flemë mbi dafina. Gati 900 raste në ditë është një situatë që ne duhet ta marrin shumë seriozisht”, u shpreh ai.

Zoti Ulqinaku theksoi se ndoshta jemi në ditët më të këqija të përhapjes së koronavirusit në vend. “Nuk duhet t’ia lemë rastësisë, duhet realisht të reflektojmë që e keqja nuk ka kaluar dhe përkundrazi jeni ndoshta në ditët më të këqija të këtij COVID-i”, tha ai në euronews.

Sa i përket mutacioneve të reja të COVID, mjeku theksoi se në Shqipëri po qarkullon një lloj i ri i virusit, por ende nuk është identifikuar saktësisht. “Eshtë virus ndryshe, eshtë koronavirus, por ndryshe nga koronavirusi që ka qarkulluar deri më tani në vendin tonë. Por, nuk jemi akoma në gjendje të themi që është nga Brazili, apo i Afrikës së Jugut apo Anglisë”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME