Lajme

Akuzat për zhbllokimin e insekticidit Silikon Mix/ Arta Marku kërkon hetimin e ish-ministrit Niko Peleshi

Prokuroria e Përgjithshme kërkon hetimin e ish-ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se prokuroria ka kërkuar hetimin e Peleshit pas publikimit në disa media të lajmit se kur ishte ministër i Buqjësisë ka lejuar të futen në vend pesticide të dëmshme për njerëzit. Përmes një shkrese që kryeprokurorja Arta Marku i ka dërguar Prokurorisë së Tiranës, thuhet se ndaj Peleshit ka dyshime se ka shpëroruar detyrës duke lëshuar urdhrin për zhllokimin e këtij insekticidi i cili përdoret në kultivimin e frutave dhe perimeve duke shkaktuar pasoja të dëmshme tek konsumatorët.

“Bashkëlidhur ju dërgojmë  për vlerësim ligjor sipas kompetencës, të dhëna të printuara nga mediat audiovizive ku përfshihen dyshime në lidhje me shpërdorimin e detyrës prej shtetasit Niko Peleshi. Konkretisht, nga publikimet e fundit rezulton se ish-Ministri i Bujqësisë, ka lëshuar në kundërshtim me ligjin urdhrin për zhbllokimin e insekticidit Silikon Mix, i cili përdoret në kultivimin e frutave dhe perimeve, me pasoja të dëmshme.

Në mbështetje të neneve 38 dhe 50/1 të ligjit “Për organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, pa cenuar sekretin hetimor, kërkojmë informacion në lidhje me mënyrën e trajtimit të materialit”, thuhet në shkresën që Arta Marku i dërgon Prokurorisë së Tiranës.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button