Categories Lajme

Akuzohen për shpërdorim detyre dhe vjedhje, jepet masa “arrest me burg” për dy punonjës të postës

Gjykata e Tropojës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për dy punonjës të postës në Bajram Curri që akuzohen për vjedhje e shpërdorim detyre.

Në pranga ra 63-vjeçari me iniciale M. Ç., 63 vjeç, banues në fshatin Llugaj, ndërsa u shpall në kërkim shtetasja me iniciale Sh. D., 52 vjeçe, banuese në fshatin Shoshan.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë ndaluan shtetasin M. Ç., 63 vjeç, banues në fshatin Llugaj, si dhe shpallën në kërkim shtetasen Sh. D., 52 vjeçe, banuese në fshatin Shoshan, Tropojë, me detyrë punonjës të Degës Postare Bajram Curri, Tropojë.

Për këta dy shtetas, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, e cila iu ka caktuar atyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë u bë ekzekutimi i masave “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të caktuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetaset:

Xh. V., 59 vjeçe dhe Ç. Q, 32 vjeçe, banuese në fshatin Paç, punonjëse të Degës Postare Bajram Curri, Tropojë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME