Lajme

Akuzohet për plagosje me thikë në Itali, e pëson keq shqiptari

Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme një shqiptar, pasi akuzohet për plagosje me thikë. Sipas mediave italiane, një 43-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet me dije, u arrestua nga agjentët e Komisariatit të Termolit në Itali dhe tashmë me urdhër të drejtësisë së Frentanës është vendosur në arrest shtëpie.

Më 25 prill, ai dyshohet se ka sulmuar me thikë një burrë, duke i shkaktuar dëmtime në krah. Sulmi ndodhi pikërisht në Termoli. Rasti po hetohet nga prokuroria lokale për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close