Categories Lajme

Akuzohet për tre vrasje në Elbasan, arrestohet dhe lirohet në Dubai Mikael Qosja

Është ndaluar në Dubai dhe më pas liruar sërish, nga autoritet e policisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, Mikael Qosja. Qosja njihet ndryshe edhe me nofkën “Keli i Kicit”. Qosja është njeriu që prokuroria e Elbasanit, e a kuzon si pjesëmarës në ekzekutimin e trefishtë të Enea Alibej, Albert Dylgjerit dhe turkut, Erdal Duranay ngjarje kjo e ndodhur në 29 dhjetor 2018. Komunikimi i urdhrit të arrestit, Mikael Qoses, i është bërë pak kohë më parë nga policia e Dubait.

Por sërish e njëjta polici ka urdhëruar lirimin e tij, duke i bllokuar vetëm pasaportën. Mikael Qosja, e ka të ndaluar të dalë nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe njëherësh nuk mund të ekstradohet në Shqipëri, deri në fazën e dënimit ose jo të tij, nga drejtësia shqiptare.

Qosja rezulton të jetë person i skeduar nga policia e Elbasanit, për shpërndarje të heroinës dhe kokainës, në këtë qytet, ndërkohë në vitin 2013 është arrestuar dhe më pas shpallur i pafajshëm nga gjykata e Elbasanit, për akuzën e shpërndarjes së l ëndëve n arkotike.

Mikael Qosja, për shkak të problemeve me drejtësinë ka ndryshuar dy herë mbiemrin në Kamani dhe Stefo.

Nga të dhënat e mbledhura nga policia e Elbasanit, Qosja rezulton se është anëtar i një grupi k riminal, që drejtohet nga dy vëllezër, rezidentë në Dubai.

Konfliktet e këtij grupi me fraksionin tjetër kriminal që drejtohej nga Enea Alibej (Tarzani) për shkak të dyshimeve të vjedhjes në Angli të 50 kg kokainë, kanë sjellë dhe vrasjen e trefishtë në kryqëzimin e Bradasheshit në fundvitin e 2018.

Për këtë ngjarje është identifikuar dhe shpallur në kërkim, Mikael Qosja, i cili mësohet të jetë zbuluar nga bashkëpunimi që ka bërë me policinë, vëllai i Eneas, Erjon Alibej, i cili momentalisht ndodhet në b urg si njeriu i dyshuar për organizimin dhe financimin e vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj.

Por problemet me drejtësinë shqiptare, për Mikael Qosjën, kanë nisur prej vitit 2008, kur së bashku me mikun e tij Emiljano Ramazanin (Ili), kryenin shpërndarjen e lëndëve narkotike. Mikael Qosja, njihet ndryshe në Elbasan dhe si “Kel Kamani” apo si “Keli i Kicit”.

Ai është dënuar fillimisht me 8 muaj burgim për “Moskallëzim krimi” dhe më pas ka marrë pafajësi. Ndërkohë një dënim tjetër me 1.2 milion lekë të vjetra, gjykata e Elbasanit ka dhënë për Mikael Qosjan, pasi ky i fundit nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë.

Dënimin e fundit, Mikael Qosja, e ka pasur në vitin 2019, pasi gjykata e Elbasanit e ka dënuar atë me 2 milionë lekë të vjetra gjobë, për shkak se ka g oditur me grushte një punonjës të policisë rrugore në Elbasan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME