Categories Lajme

Akuzohet se ngacmoi seksualisht nxënësen, arrestohet mësuesi 62-vjeçar në Skrapar

Është ndaluar nga policia mësuesi Servet Bejo, i cili akuzohet nga një nxënëse se e ka ngacuar seksualisht.

62-vjeç, është ndaluar nga efektivët e policisë dhe prej disa orësh ndodhet në ambjentet e Komisariatit të Policisë së Beratit, ku po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen. Po në Komisariat ndodhet edhe nxënësja 14-vjeçare e cila në prani të mësueses dhe psikologeve është marrë në pyetje.

Vajza ka deklaruar në polici se mësuesi i saj e kishte puthur në buzë, e kishte kapur për flokësh dhe e kishte ngjeshur në mur dhe vetëm kur vajza kishte bërtitur ai e kishte lëshuar.

Pas kësaj dite, mësuesi jep dorëheqjen, me arsyetimin se e kërcënuan familjarët e të miturës.  Në shkollën 9-vjeçare të fshatit Barç mësonin 5 fëmijë nga klasa e parë deri në klasën e nëntë dhe kishin vetëm një mësues,z. Servet Bejo, i cili ishte edhe banorë i fshatit. Për shkak të episodit të ndodhur mes mësuesit dhe nxënëses, shkolla qëndron e kyçur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME