Lajme

Akuzohet se vrau 16-vjeçarin në Kurbin për varësen dhe orën ‘Rolex’, kalon për gjykim çështja ndaj Kristjan Cenajt

31-vjeçari Kristjan Cenaj i arrestuar 1 vit më parë për vrasjen dhe zhdukjen e 16-vjeçarit Maringlen Gjonaj në Kurbin, do të përballet në gjykatë me akuzën e “Vjedhjes me pasojë vdekjen”. Pas disa seancash gjyqësore paraprake, dosja penale me të pandehur të riun nga Mamurrasi ka kaluar për gjykim themeli në Gjykatën e Juridiksionit të përgjithshëm Lezhë.

Vetë i akuzuari Kristjan Cenaj ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen e rëndë, por sipas dosjes hetimore të prokurorisë është arritur të provohet se 31-vjeçari e ka vrarë adoleshentin për t’i marrë një orë Rolex dhe një varëse, të cilat i kishte me vete ditën e ngjarjes.

Vrasja e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj u zbardh 4 muaj pasi ju gjetën eshtrat të groposura në një zonë me ferra dhe shkurre në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin, 7 vite nga zhdukja e tij.

Ekspertimi biologjik zbuloi se eshtra dhe mbetje kockore humane, i përkisnin shtetasit të zhdukur 7 vjet më parë, të miturit 16-vjeçar Mareglen Gjonaj.

“Pas rifillimit të hetimeve nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin, strukturat e hetimit të DVP Lezhë, duke angazhuar ekspertët më të mirë, si dhe duke përdorur metodat speciale të hetimit, nëpërmjet kryerjes së veprimeve të shumta hetimore, marrjes së dëshmive, ballafaqimeve, si dhe analizës së tabulateve dhe qelizave telefonike, në interes të këtij hetimi, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, shtetasit Kristjan Cenaj, 30 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin”

Në këto rrethana, më datë 10 tetor 2022 është bërë ndalimi i shtetasit Kristian Cenaj, i datëlindjes 10.12.1992, lindur dhe banues në Mamurras, Kurbin, për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal.

“Ndalimi  tij është bërë  pasi më datë 18 maj 2015, shtetasi në fjalë dyshohet se ka vrarë të miturin 16-vjeçar Mariglen Gjonaj, për përfitim pasuror, konkretisht vjedhjen e disa sendeve me vlerë, si orë dore e markes Rolex dhe varëse floriri etj, që i mituri i ka patur me vete ditën e ngjarjes kur është zhdukur” deklaroi drejtori i policise se Vlores.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close