fbpx
Lajme

Akuzoi Ramën për rrugën/ Berisha del bllof, publikon foton nga Malisheva

Ndërkohë që prej ditësh vendi pati disa ditë të vështira nga përmbytjet, që sollën problem në infrastrukturë, përmbytje shtëpish, të mbjellash e të tjera, ish kryeministri Sali Berisha ka nxituar të akuzojë kreu e qeverisë Edi Rama së pikërisht këto përmbytje nxorën në pah problemet me rrugët e ndërtuara nga qeveria socialiste, duke postuar një foto që në fakt nuk është në vendin tonë. Duke dashur të akuzojë Ramën, Berisha ka rënë ‘pre’ e postimit të tij . Berisha akuzoi Ramën duke publikuar një fotografi të rrugëve, që siç thotë ai është në Shqipëri, por në fakt fotografia në fjalë është e rrugëve në Kosovë, saktësisht në Malishevë.

Postimi i Berishës Mediat austriake publikojne foto dhe tallen me rruget e Edvin Hajdutit!
Ato asfaltohen jashte çdo standarti duke duke hedhur asfalt shkel e shko mbi, kurse fondet e shtresave nen asfalt vidhen dhe ndahen me pushtetare! Kjo eshte nje foto e publikuar ne mediat austriake. Sb.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button