Autoriteti francez i sigurisë bërthamore (ASN) thotë se ka aktivizuar ditën e sotme pas një zjarri që ka rënë në centralin e uraniumit në juglindje të Francës.
Zjarri është tani nën kontroll, raporton ASN. Një zëdhënës i kompanisë që operon centralin, Framatome konfirmoi për Reuters se zjarri është nën kontroll dhe se asnjë punonjës nuk u lëndua. Ai shtoi se po vazhdojnë përpjekjet për të eleminuar çdo rrezik për sigurinë e objekteve.
Framatome është në pronësi të gjigantit francez të energjisë bërthamore EDF. Sipas faqes së internetit të kompanisë, në objektet e vendosura në rajonin Roman-sur-Isère (ku ra zjarri), energjia për reaktorët bërthamorë prodhohet përmes uraniumit të pasuruar.
Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta.