fbpx
Lajme

Alarmi nga koronavirusi në Itali/ Shkon në 60 numri i të infektuar. Nga mbyllja e shkollave, qeveria gati planin me masa të veçanta

Ka shkuar në 60 numri i personave të in fektuar nga koronavirusi në Itali, ku 46 prej tyre janë shënuar në Lombardi dhe 12 në Veneto, ndërsa është konfirmuar edhe dy raste në Milano.

Autoritete italiane kanë njoftuar edhe mbylljen e universiteteve në Lombardi, nga data 24 deri më 29 shkurt, për shkak të situatës së krijuar.

Qeveria italiane është duke punuar edhe për një dekret të ri ligji me një seri masash të veçanta, për të ndaluar përhapjen e virusit vde kjeprurës. Mes këtyre masave që pritet të merren janë mbyllja e shkollave, pezullimi i demonstratave, si dhe po shqyrtohet mundësia për ndërprerjen e aktiviteteve të punës.

Po ashtu po parashikohet edhe përdorimi i forcave policore dhe u shtarake në rast të nevojave për zbatimin e kërkesave.

Deri më tani 2 perosna kanë humbur jetën nga kronavirusi në vendin fqinjë, një 78-vjeçar, i cili humbi jetën mbrëmë në spitalin Schiavonia të Padovës, ndërsa një grua nga Lombardia u nda nga jeta ditën e sotme.

Sipas anëtarit Këshillit Ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetit, Walter Ricciard, Italia renditet vendi i parë në Europë me numrin më të madh të personave të in fektuar, ku numri vazhdon ët rritet.

Në spitalin Schiavonia, në provincën e Padovës ku ndërroj jetë dhe një nga peronat janë izoluar 450 persona, 150 janë punonjës e 300 pacientë. Spitali është mbyllur e të gjithë do i nënshtrohen analizave mjekësore nëse janë prekur apo jo nga koronavirusi. Edhe personeli i cili nuk ka qenë dje në repart do t’i nënshtrohet testit.

VI KTIMA E PARE

Mbreme eshte shënuar vi ktima e parë italiane me koronavirus. Ai eshte italiani Adriano Trevisian 78 vjeç, baba i tre femijeve dhe ka ndërruar jetë në spitalin Schiavonia të Padovës.

Është një nga 16 italianët e pr ekur nga ky virus i verifikuar një ditë më parë në rajonet Veneto e Lombardia.

Mediat italiane shkruajne sot se vik tima, ish pronari i një ndërmarrje të vogël ndërtimi, ishte i shtruar ne spital për rreth dhjetë ditë dhe nuk mundi te mbijetonte.

Pas këtij lajmi guvernatori i rajonit të Venetos Luca Zaia deklaroj se “spitali Schiavonia ku po kurohej vi ktima do të mbyllet e brenda 5-6 ditëve do të boshatiset e gjithë struktura.”

Komuna Vo Euganeo në Veneto ku jetonte vi ktima e ku është regjistruar dhe rasti i një tjetri italiani të in fektuar nga koronavirus, me urdhër të Ministrisë së Shëndetit është vënë nën masa kufizuese me qëllim limitimin e zonës gjeografike të shtrirjes së vi rusit.

Gjithashtu kryetari i bashkisë së kësaj komune i ka bërë thirrje banorëve të mos frekuentojnë vendet publike e të qëndrojnë nëpër banesa.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button