Categories Covid-19, Lajme

Troci dhe Spiro në Gjermani: Vaksina kineze nuk duhet të përdoret për këtë grup popullate

Mjekët Albert Troci dhe Marseda Spiro në një lidhje me Skype për “Abc-ja e mëngjesit” komentuan situatën e pandemisë në Itali dhe Gjermani. Spiro u shpreh se për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, Gjermani pritet të shkojë drejt izolimit total për një periudhë dy javore.

Në Itali, Troci tha se shqetësuese kanë qenë shifrat kritike në terapinë intensive.  Përsa i përket Shqipërisë, mjekja tha se ajo çfarë po ndodh në vend është një gjendje kaosi, duke shtuar se prioritet duhet të jenë personat me sëmundje të rënda. Sipas saj, vaksinimi me Sinovac për këta pacientë nuk është e përshtatshme.

“Në Gjermani është bërë një grupim i popullatës, janë 6 grupe sa i përket riskut, i pari futen personat që jetojnë në azile, mbi 80 vjeç dhe personeli mjekësor.

Ajo çfarë ndodh në Shqipëri është një gjendje kaosi, sepse nuk është parë ky grupim i popullsisë në varësi të prioritetit dhe është lënë pas dore një grup popullate mjaft delikat.

Pacientët që kanë imunitet të deprivuar, personat me kimioterapi, me sëmundje onkologjike. Ky grup është nga më të rrezikuarit sepse nuk kanë një mbrojte të mjaftueshme imunitare. Sipas rekomandimeve tona, për këtë grup popullate nuk rekomandohet vaksina kineze. Rekomandimet tona thonë që duhet të presin, por këshillohen Pfizer & Moderna. për Sinovac nuk ka të dhëna.”, tha Spiro. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME