Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në javën e dytë të marrjes së detyrës ka emëruar tetë zëvendësministra. Kurti i ka përgëzuar ata për pozitën e re, duke iu uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre. Deri më tani, me vendim të kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 11 zëvendësministra.
Zëvendësministrat e emëruar janë: Getoar Mjeku, zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Nita Shala, zëvendësministre e Drejtësisë, Gazmend Salijević, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim, Adnan Redžeplar, zëvendësministër i Mbrojtjes, Sejnur Veshall, zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Almir Veliji, zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal, Avod Dješević, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Qazim Rrahmani, zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve.