Lajme

Alda Klosi ‘bashkohet’ me Rozeta Dobin te “325”-a, ja pretendimet e avokatit mbrojtës

Dy gratë që në fillim u duk se ishin “armike” me njëra-tjetrën tani do të qëndrojnë në të njëjtin paraburgim.

Bëhet fjalë për Alda Klosin dhe Rozeta Dobin, që njëra e kallëzoi për vjedhje dhe tjetra dëshmoi kundër aktit të vjedhjes, por që u shfaq si mikeshë e saj dhe pretendoi se paratë nuk ia kishte vjedhur po i kishte marrë t’ia fshihte. Dëshmitë e shumta të gruas së kallëzuar si hajdute, zbuluan faktin se në shtëpinë e zyrtares së lartë të qeverisë sonë kishte vite që shkonin para me arka.

Kështu ish-zyrtarja, Alda Klosi, ditën e djeshme ka dalë nga spitali dhe është transferuar në paraburgim te burgu i grave “325”. Mësohet se ish-shefja e Kabinetit të Arben Ahmetajt, Alda Klosi është transferuar rreth orës 15:00 të ditës së enjte në qeli. Ndërkohë, edhe Rozeta Dobi, ishpastruesja e saj që akuzohet për grabitjen e parave, ndodhet po ashtu në këtë burg të grave.

Nga ana tjetër, në dëshminë e saj pastruesja Rozeta Dobi pranoi se nuk kishte bërë asnjë vjedhje në shtëpinë e Aldës, por ka qenë kjo e fundit që ja ka dorëzuar paratë me qëllim mbajtjen e tij në ruajtje. Kjo gjë është bërë mes një marrëveshje verbale mes dy zonjave, pasi siç i kishte treguar Alda Klosi, ajo ishte e frikësuar pasi herë pas here kërcënohej nga ish-burri, Altin Klosi. Pastruesja më tej ka rrëfyer se për herë të parë ka konstatuar sasitë e eurove në krevat në vitin 2018 dhe në vijim deri në fund të vitit 2022, kur Alda Klosi ja kishte dorëzuar të gjitha me qëllim, ruajtjen e shumës financiare.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close