Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është zhvendosur këtë të mërkurë në Lezhë, ku ka mbledhur dhjetëra firma për rindërtimin e godinës së prishur të Teatrit Kombëtar. Aleanca ka bërë me dije aksioni do të shtrihet në të gjitha qytetet e vendit.
”Kemi ardhur të lidhim Besëlidhjen. Të lidhim besën me atë peticionin dhe të organizojmë më pas një manifestim gjigand dhe të ngulim në sheshin e Teatrit Kombëtar flamurin kombëtar. Që ai kryeministri e hodhi gjatë shembjes. Demokracia është një maratonë e gjatë dhe duhet të luftojmë, të ndërtojmë institucionin e rezistencës që e bëmë në 2 vite e gjysëm.”- tha Robert Budina.