Categories Lajme

Alfred Peza refuzon ftesën e Ramës për deputet: Nuk është për mua ajo karrige

Gazetari Alfred Peza, përmes një postimi në rrjete sociale njofton se ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e vendit, Edi Rama, ditën e sotme, duke shkruar se ky i fundit i ka kërkuar ti bashkohet skuadrës së deputetëve të PS, për zgjedhjet e 25 prillit.
Peza ka vlerësuar dhe falenderuar kryeministrin por në përfundim ka refuzuar këtë kërkesë duke shkruar: “Karrigia e deputetit nuk është per mua ne këtë faze te jetes dhe aktivitetit tim!”.
Postimi i plotë:Të dashur miq! Sapo mbarova një takim me Kryeministrin Rama dhe kam dëshirë të ndaj me ju arsyen dhe përfundimin e takimit.

Kryeministri më kërkoi gatishmërinë për të qenë pjesë e skuadrës së deputetëve, për zgjedhjet e 25 prillit 2021, duke vlerësuar kontributin tim si deputet më parë dhe si person i angazhuar në debatin publik më pas.

Më erdhi mirë që në vlerësimin e tij, ai nenvizoi se ne debatin publik kam kontribuar jo si “partizan”, po si qytetar i angazhuar. Natyrisht me bindje e kahje ne mbeshtetje te punes se kesaj maxhorance, por pa e shkelur kurre etiken dhe pa i hyre kurre ne hak partizance paleve te tjera.

E falenderova Edi Ramen per kete interesim, qe e konsideroj te posacem pasi nuk eshte ne stilin e punes se tij! U ndjeva mire duke e ditur edhe qe listat jane plotesisht ne doren e drejtuesve te qarqeve, deri kur ata te vijne neser ne zyren e Rames ne PS para mbledhjes se kryesise ne mbremje.

Por refuzova:-) I thashe kryeministrit dhe po ju’a them te gjitheve se jam ndjere i privilegjuar qe kam perfaqesuar edhe me pare, vullnetin elektoral te qytetareve ne Kuvendin e Shqiperise. Por karrigia e deputetit nuk eshte per mua ne kete faze te jetes dhe aktivitetit tim!

Une do te qendroj ne krah te Edi Rames sepse besoj tek ai dhe puna e tij, pavaresisht nga pozicioni qe mund te kem ne raport me sfidat e maxhorances qe do te rikonfirmohet me siguri ne 25 prill. Ka plot te tjere PS, qe e duan me shume se une dhe e bejne po aq mire apo me mire se une punen e depupetit, keshtu qe me shume kenaqesi vendin tim ia le kujtdo prej tyre ne Kuvendin e Shqiperise.

Mbetem si gjithmone i perkushtuar per te dhene kontributin tim maksimal, per kete familje politike, ku jam ndjere mire qe diten e pare dhe do te jete kenaqesi e krenari per mua te anazhohem krah miqve deputete, qofte ne fushate dhe qofte ne cdo sfide te terrenit pas fitores! Urime dhe suksese te gjitheve! Se bashku per Shqiperine!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME