Categories Lajme

Alibali: PD të mbajë marrëdhënie preferenciale me PR!

Analisti Neritan Alibali ka deklaruar në studion e ABC se Partia Demokratike duhet të ketë një marrëdhënie preferenciale me PR në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit, duke qenë se siç theksoi ajo është ndër të vetmet parti që nuk ka qenë aleate me të majtën. “Ishte e pritshme. Koalicioni opozitar është sot më i madh se asnjëherë tjetër. Do të ketë elementë të tillë përplasje, mosdakordësie. PR është e veçantë se ka pasur marrëdhënie të ngushtë me PD. Marrëdhëniet mes tyre duhet të jenë preferenciale. Mes partive të koalicionit PR është e vetmja parti që nuk ka bërë koalicion me të majtët.

Jam i bindur që PD dhe PR kanë për të gjetur rrugën e përbashkët. Ka pasur një praktikë kur PD dhe PS i dorëzonin listat e tyre në minutën e fundit vetëm për një arsye që personat e pakënaqur të mos kalonin te partitë e tjera. PR ka bërë edhe rrjetën që ka përfshirë një pjesë të këtyre flukseve që të mos kalonin në parti të tjera”, tha Alibali. Ai theksoi se një parti e majtë si LSI apo parti të tjera që kanë rrjedhur nga PD si ajo e Jozefina Topallit apo e Astrit Patozit kanë më pak gjasa të marrin vota nga të djathtët që mbështesin atë opozitë kanë qëndruar përballë maxhorancës.

“Unë mendoj se qendra e gravitetit të opozitës është PD. Një parti e majtë si LSI nuk do të marrë vota të djathta. Një parti e Jozefinës, Astritit nuk mendoj se do të marrin vota nga të djathta që konsideron që fuqia më e madhe e sotme është te kjo opozitë që i ka qëndruar përballë maxhorancës. PS në 2013 ka ardhur në pushtet me një koalicion me 30 parti. Mes tyre ka pasur parti që kanë pasur peshë specifike me ato që sot në opozitë konsiderohen parti të vogla”, u shpreh Alibali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME