Lajme

Alibeaj: Kjo është fitore e madhe, falenderoj qytetarët që na besuan

Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar si një fitore të madhe procesin zgjedhor. Në një prononcim për mediat, Alibeaj falënderoi të gjithë qytetarët që i besuan PD-së. Demokrati tha se beson që numërimi do të jetë i pastër dhe korrekt. “Kjo që përjetuam sot të gjithë është fitore e të gjithë shqiptarëve. Sot jemi gati që bashkë me qytetarët fierakë të fillojmë një të ardhme të re.

Falënderim i parë është për të gjithë qytetarët që gjatë kësaj periudhe na besuan, na besuan në rrugën tonë, u treguan të përkushtuar dhe të vendosur. Fitore e përbashkët e jona dhe të gjithë shqiptarëve. Sot ka fituar Shqipëri. Ne fituam sonte. Kjo është një fitore e madhe!

Tani filloi procesi i numërimi dhe ka sigurinë që do të jetë i pastër dhe korrekt për ta ruajtur mirë në djepin e shpresës. Votat janë në kuti. E rëndësishme është që ky proces do të jetë i pastër dhe korrekt dhe të kemi rezultatin që të gjithë e presim, fitoren,” deklaroi Alibeaj. g.v/abcnews.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: