Categories Covid-19, Lajme

Alimehmeti: Nuk e kam marrë vaksinën, imuniteti natyral më i fortë!

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka zgjedhur të mos vaksinohet kundër COVID, për shkak se e ka kaluar virusin mes muajve Nëntor dhe Dhjetor të vitit të kaluar.

Në studion e “Log”, ai tha se deri më tani nuk ka asnjë virus që pasi e ke kaluar në mënyrë natyrale, të jetë e nevojshme të marrësh vaksinën.

“Vaksina është diga kyçe e çdo sëmundje infektive. Nuk kemi ndonjë virus të njohur më parë që pasi e ke kaluar virusin të certifikuar që e ke kaluar. Nuk kemi ndonjë virus të mëparshëm që pasi e ke kaluar në mënyrë natyrore të bësh vaksinën.

Tani kanë kaluar një vit e gjysmë dhe vazhdojnë mbrojtja. Riinfektimet janë shumë të ulëta dhe shumë të lehta.

Debati është vetëm të pjesa e anti-trupave por përgjigja imunitare është shumë e plotë. Nëse shihni burimet zyrtare të MSH në Izrael që është shteti me më shumë vaksinime.

E bën historinë shumë të lehtë sepse ka përdorur një lloj vaksine. 6.72-fish më e lartë është mbrojtja natyrore”, tha ai.

Ndalur te varianti Delta, ai e cilësoi më të transmetueshëm se variantet e tjera, ndërsa shtoi se shenjat klinike të tij i ngjajnë virozave stinore, gjë që e bën më të vështirë identifikimin, veçanërisht në moshat e reja që kanë simptoma më të lehta.

“Delta është më i transmetueshëm se variantet e tjera. Klinika ka filluar t’i ngjajë virozës stinore. Dhimbje koke, dhimbje fyti, rrufë. Nuk kanë as temperaturë. Ky është aleati më i mirë i këtij virusi. Njeriu nuk e kupton. Më të rrezikuarit vijojnë të jenë të moshuarit.

Moshat më të reja e kalojnë më lehtë. Rastet e shtruara në spitale janë të pavaksinuar, dhe të moshave të mëdha.

Vaksina sot është këtu. Duhet bërë patjetër dhe kemi një element të rëndësishëm.

Në fazën e dytë njerëzit e dinë që do ketë vaksina dhe të shkojnë me ngadalë. Varianti Delta me fëmijët, sillet njësoj si çdo variant tjetër. E kalojnë lehtë”, u shpreh Alimehmeti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME