Categories Lajme

Alimehmeti për vaksinimin: Kemi vështirësi komunikimi me studentët

Një nga debatet më të ndezura për sa i përket fushatës së vaksinimit në vend vjen nga auditorët e universiteteve. Studentët në vend duken skeptikë, dhe sipas epidemiologut Ilir Alimehmeti, pavarësisht arsyeve mjekësore ata kanë të drejtë për qasjen që është përdorur.

“Kemi një gap komunikimi me studentët, sado që përpiqemi me grupe më të vogla, tani po tentojmë auditorët.

Pyetjet janë po të njëjtat, por detyrimi ka sjellë njëlloj konflikti, që dhe këtë e shprehin qartë edhe studentët e vaksinuar, si parim.  Një tjetër çështje është se thonë se shumë prej tyre e kanë kaluar”, thotë epidemiologu.

Sipas Alimehmetit, rregullorja për vaksinimin e kësaj kategorie duhet të ishte “pak më fleksibël dhe me bonsens. Ne po e bëjmë këtë për të ulur hospitalizimet, dhe dihet se fasha më e rrezikuar është 50 e sipër. Ndërkohë, na thonë pse në lokale nuk ka problem grumbullimi, ndërkohë që në auditorë nuk lejohet”.

Sipas tij,  vaksina riskun e ka shumë të ulët dhe benefitin komunitar shumë të lartë, por kjo mbetet në hije nga këto diskutimet paraprake. “Do të duhet të kishim pasur pak më shumë kohë, të kuptonin më shumë problemet e studenteve, qoftë me një sondazh të thjeshtë”, shton ai.

Gjithsesi, mjeku evidenton se disa nga mitet ndaj pandemisë po shuhen. Pas çipeve dhe magnetit, edhe ai që ka të bëj me fertilitetin po zbehet. “Kemi patur 4 miliardë persona të vaksinuar, në qoftë se do të kishte diçka të tillë tashmë do ishte parë shumë qartë”, thotë ai.

Duke ripohuar që trendi të paktën europian i përhapjes është në zbritje, dhe që kjo është qartësisht meritë e imunizimit, bindja e popullatës është arritur me qasje të ndryshme sipas vendeve.  “Shtete të ndryshme kanë vendime të ndryshme.  Në vendet nordike nuk ka detyrime por edhe imunizimi i grupit njihet, dhe aty vaksinimi ka kaluar 80% të popullsisë, falë diskutimeve.  Në vendet latine, kjo po tentohet më me dhunë, ku po arrihen të njëjtat shifra por me konflikte sociale më të larta”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME