Categories Lajme

Alket Hyseni bashkëbisedim me të rinjtë në Sarandë: Të gjithë së bashku, për një mandat të tretë të PS

Deputeti socialist Alket Hyseni së bashku me një grup të rinjsh nga Saranda ka drejtuar një bashkëbisedim me mediat lokale dhe kombëtare. Çdo energji pozitive, me shpirt dhe zemër, shkruan Hyseni dhe të gjithë së bashku për një mandat të tretë të PS për të përfunduar projektet e nisura dhe për projektet e reja.

“Nën shoqërinë e një grupi fantastik të rinjsh nga Saranda, patëm një bashkëbisedim me mediat lokale dhe kombëtare, në shëtitoren e re që po merr shtat çdo ditë, si një gjerdan me gurë të çmuar për Sarandën.

Çdo energji pozitive, me shpirt dhe zemër, të gjithë së bashku, për një mandat të tretë të PS🌹 që të përfundojmë projektet e nisura dhe të nisim projekte të reja, për qytetin e ëndrrave tona dhe fëmijëve tanë, për Sarandën❤️ që duam.
✔️ Çdo votë për Nr. 12 PS🌹
✔️ Çdo votë për Nr. 8 Edi Rama”, shkruan Hyseni

“Bashkë me një grup të rinjsh studentë të Sarandës donim që të dilnim përballë mediave sot për të bashkëbiseduar. Bashkëbisedim mbi një vend të bukur, në këtë gjerdan të Sarandës, në shëtitoren e re, që po merr formë të re në Sarandë. Me pisha dhe palma, siç kishin njerëzit merak.

Me një ambient të konceptuar me finesë, e lidhur me shkallaret e Sarandës, që e kanë personifikuar si qytet. Së shpejti do të nisim rrugën e dytë. Është përmbyllur edhe rruga e 5. Kemi hapur fondit dhe kanë nisur punimet për rrugën nga ‘Varrezat e Dëshmorëve’ deri në Çukë, për t’i dhënë fund trafikut, për të cilin jemi bërë dëshmitarë në sezonin e verës.

Krenohemi me maternitetin dhe Spitalin. Krenohemi me hyrjen e Sarandës, pasi është dinjitoze, është me pemë, me gjerësinë e duhur. Para 4 viteve premtuam se Saranda do të afrohet me Tiranën, Prishtinë, Tetovën, Podgoricën, me tregun e Europës dhe do të afrohen aeroporte dhe do të shtohen ato. Ne premtojmë se Krishtlindjet në Sarandë do t’i bëjmë duke ardhur nga tuneli i Skërficës. Bashkë me kryeministrin Edi Rama dhe deputetët e Sarandës, kemi bërë për këtë qytet punë që nuk ishin bërë në 20 e ca vite tranzicion.

Punë ditësh do të inaugurohet ujësjellësi i qytetit të Delvinës. Sot qendrat e të gjitha bashkive të rrethit të Sarandës, janë të reja. Kemi bërë Unazën e Konispolit. Sot është duke përfunduar investimi në fushën e vaditjes, 12 mln dollarë. Nisi para një viti dhe është mbyllur në kohë rekord. Po punohet në Delvinë në disa projekte. Janë bërë me dhjetra rrugë dhe rrugica në Sarandë dhe të trija bashkitë e tjera. Janë bërë dhjetra rrugë në fshatra”, tha Hyseni për mediat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

12 vite burg shqiptarit në Greqi, Tentoi të digjte me benzinë ish-bashkëshorten në sy të djalit

Një 52-vjeçar shqiptar është dënuar me 12 vite burg nga gjykata e Volos për tentativë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Policia shpall në kërkim kampionin e xhudos, për dhunë në familje

Policia e Kosovës shpall në kërkim Akil Gjakovën, kampionin e xhudos. Drejtori i Policisë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk përgjigjej në telefon prej 3 ditësh, 60-vjeçari gjendet i pa jetë në banesën e tij në Berat

Një 60-vjeçar nga lagjia “Çlirim” në qytetin e Beratit është gjetur sot pa shenja jete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI+FOTOT/ Kush është shqiptarja që përplasi për vdekje dy të rinj në Kroaci

Kroacia është tronditur nga një tragjedi pak ditë më parë, pasi një 29-vjeçare shqiptare ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Dy rojet akuzohen se përdhunuan një person me aftësi të kufizuara, njëri prej tyre pranon se e kanë zhveshur. 31-vjeçari u dërgonte kafe gjatë punës

Dy persona janë arrestuar në Mengël të Elbasanit, pasi dyshohet se kanë përdhunuar një djalë…

LEXO ME SHUME