fbpx
Lajme

Alketa prezanton Sanremon, Kumbaro thirrje për bojkot: Nuk është thjesht një idiot i radhës që flet…

Prej disa ditësh tanimë në mediat italiane, por edhe në rrjetet sociale ka plasur një furtunë e vërtetë në lidhje me Festivalin italian të Këngës, Sanremon.

Ka qenë Amadeus, pseudonimi i Amedeo Umberto Rita Sebastiani, një prezantues televiziv i njohur, dhe drejtori artistik i Sanremos, i cili gjatë konferencës së parë për Sanremon është akuzuar për seksizëm.

Gjithçka nisi kur ai prezantoi Francesca Sofia Novellom, të dashurën e Valentino Rossi , dhe tha ” Ne e kemi përzgjedhur këtë prezantuese për aftësinë që ka për të qenë pranë një njeriu të madh”.

E pikërisht kjo fjalë, duket se ka nxitur protesta në rrjet dhe në media.

Tanimë qindra persona, feministë e njerëz me ndikim po kërkojnë të bojkotohet Sanremo.

Edhe ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka reaguar ashpër, duke bërë thirrje për të bojkotuar Sanremon.

Postimi i Mirela Kumbaros:

A thua të jemi vërtet në vitin 2020 ?!?! Kam gati 3 dekada që thuajse nuk e ndjek më Sanremon, qysh kur Liria e pas viteve 90’, na dha mundësinë e zgjedhjeve përtej spektaklit bardhë e zi me “mizat” e antenave “kanoçe” që na mundesonin zbulimin e festivalit të këngëve italiane, dhe përtej këngëve të Eurovizionit që na lejonte me pikatore diktatura.

Por më trondit fakti që ndërsa muzika e arti ndjekin rrugën e tyre përpara, mizogjinia, seksizmi dhe injoranca mbajnë me kokëfortësi vendin e parë në skenat popullore, për të ruajtur egzistencën e tyre përmes vezullimit të xixave dhe broçkullave të injorancës.

Nuk është thjesht një idiot i radhës që flet, por një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë së shekullit XXI që fatkeqësisht zë ende një hapësirë të madhe publike duke mbajtur peng dritat e skenës. Gruas i kërkohet vetëm të jetë e bukur! Asnjë meritë tjetër! Sepse “gratë duhet të kakarisin vetëm në kotec”, thoshte Kapedani…

Ndërkohë, jam e bindur, pa i njohur, se zonjat që ka në krahë duhet të kenë shumë më tepër cilësi dhe aftësi se sa vetëm bukuria e tyre. Prandaj ato duhet të flasin! Do bindin më mirë shoqërinë!

#BOJKOT

As këtë vit, si në këta 30 vjet, s’kisha ndërmend të jepja nga koha ime për të ndjekur ditët e Sanremos, dhe s’besoj se jam e vetmja. Ama, kësaj radhe do e shoqëroj edhe me thirrje për #BOJKOT !

Rruga për emancipim është ende shumë e gjatë. Dhe jo vetëm në Shqipëri! Të paktën s’jemi vetëm në këtë hall të madh.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button