Lajme

Alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Vendi ynë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat Bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët.

Ndërsa vranësirat do të jenë më të shpeshta në zonat malore. Pritet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes i gjithë territori Shqiptar të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por rriten lehtësisht në mesditë duke u luhatur nga -1°C deri në 14°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close