Categories Lajme

AMA reagon pas skandalit në Top Channel

Autoriteti i Mediave Audiovizive, (AMA) ka reaguar pas ngjarjes së pakëndshme të ndodhur pak ditë më parë gjatë emisionit “Përputhen”, duke bërë publike edhe masat e marra.

Dy ditë më parë, në studion e përputhen tri prej vajzave u përfshinë në një debat, i cili degradoi në përplasje fizike mes dy prej tyre. Përpos ofendimeve dhe gjuhës së papërshtatshme të përdorur, Lea godet me shuplakë Irisin.

AMA ka shkruar se kjo është e disata herë që i tërhiqet vëmendja këtij produksioni. Mes të tjerave, një nga kërkesat e autoriteteve është shtyrja e orarit të transmetimit me qëllim që fëmijët të mos ndikohen nga ngjarjet jo-edukative që ndodhin gjatë këtij formati.

“Nisur nga fakti, se në një format të regjistruar produksioni i ka pasur mundësitë e evitimit të situatave të papranueshme, të krijuara gjatë regjistrimit, por s’e ka bërë këtë, theksojmë, se rruga e provokimit të shikuesve me pamje të tilla të evitueshme në transmetim, nuk është qasja e duhur për një subjekt audioviziv që ka në përdorim një frekuencë publike kombëtare.

Pluraliteti, diversiteti dhe debati i lirë gjatë komunikimit në studion televizive, nuk ka asgjë të përbashkët me dialogje agresive, fyrjen, përçmimin verbal apo gjestikulativ, që nxit dhunë verbale dhe fizike.

Evitimi i elementëve të tillë nuk është censurë, por pergjegjesi profesionale dhe etike ndaj publikut dhe interesave të tij. Duke qenë se në emisionin “Për’puthen” janë evidentuar në mënyrë të përsëritur shkelje të tilla etike, si: fyerje, stigmatizim, diskriminim, vulgaritet dhe tone të pakontrolluara komunikimi, që kanë përfunduar në dhunë, për të cilat Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA ka reaguar me disa tërheqje vëmendjeje (nr.3607prot., dt. 11.11.2021, nr.408prot., dt. 20.01.2022, nr.3755/1prot., dt. 17.11.2022)  dhe  ka kërkuar në emër të interesit më të lartë të fëmijëve dhe mbrojtjes së tyre nga efektet negative të ndjekjes së këtij formati, shtyrjen e orarit të transmetimit, aplikimin e sinjalistikës për përmbajtjet e papërshtatshme në fashat orare, kur ndjekës janë edhe fëmijët, heqjen e përmbajtjeve audiovizive problematike nga (ri)transmetimi dhe kanali zyrtar përkatës në Youtube.

Autoriteti i Mediave Audiovizive, njoftoi subjektin audioviziv TOP Channel se ka nisur procedimin administrativ sipas parashikimeve të kuadrit legjislativ dhe i kërkoi atij heqjen urgjente të përmbajtjes audiovizive përkatëse nga (ri)transmetimi dhe kanali zyrtar në Youtube.” – shkruhet në deklaratën zyrtare.

Ndërkohë sipas vendimit të produksionit të “Për’puthen”, Lea, Orsiola dhe Donato janë pezulluar nga programi deri në një vendim të dytë më drastik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME