Categories Lajme

Ambasada e SHBA publikon CV-në e Yuri Kim

Ambasada Amerikane në Shqipëri, ka shpërndarë në rrjetet sociale profilin e ambasadores Yuri Kim. Ata kanë shpalosur CV-në e ambasadores dhe të gjitha pozicionet e rëndësishme që ka mbajtur përgjatë viteve. Kim ka punuar mbi politika kyçe të jashtme dhe sfida të sigurisë kombëtare në të gjithë Evropën, Azinë dhe Lindjen e Mesme.

Ajo ka qenë Drejtore e Çështjeve të Evropës Jugore, përgjegjëse për Turqinë, Greqinë, Qipron dhe rajonin e gjerë të Mesdheut Lindor, si dhe Drejtore e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake, përgjegjëse për NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).

Postimi i plotë: Duke përfaqësuar amerikën. Yuri Kim mbërriti në Tiranë si Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë në janar 2020. Një diplomate karriere, Ambasadorja Kim ka punuar mbi politika kyçe të jashtme dhe sfida të sigurisë kombëtare në të gjithë Evropën, Azinë dhe Lindjen e Mesme.

Ajo ka qënë Drejtore e Çështjeve të Evropës Jugore, përgjegjëse për Turqinë, Greqinë, Qipron dhe rajonin e gjerë të Mesdheut Lindor, si dhe Drejtore e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake, përgjegjëse për NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).

Gjithashtu, ajo ka qenë më parë Shefe Kabineti e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe Drejtore e Qendrës për Studimin e Sjelljes së Diplomacisë.

Më herët në karrierën e saj, ajo ka qenë Asistente e Veçantë e Sekretarit të Shtetit Colin Poëell, si dhe Asistente e Veçantë e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit.

Mandatet jashtë vendit përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Yuri Kim mban një diplomë nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një Master nga Universiteti i Kembrixhit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi barbarisht një mace, procedohet i moshuari në Rrogozhinë

eagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Në lidhje me një video të postuar në…

LEXO ME SHUME