Lajme

Ambasada e SHBA publikon foton, Anijet shqiptare dhe amerikane manovra në brigjet e vendit tone

Dy anije patrullimi të klasës Iliria në kuadër të një trajnimi,  (ALS Oriku dhe ALS Lissus) dhe anija amerikane USS Monterey kanë bërë disa manovra detare të thjeshta në brigjet e Shqipërisë.

Ambasada e SHBA-së në vendin tonë ka nxjerrë foton duke shkruar se procedurat dhe manovrat janë në përputhje me standardet e NATO-s. Sipas ambasadës ky trajnim tregon rritjen e koordinimit dhe ndërveprimit dypalësh midis dy flotave.

Postimi i ambasadës: “Foto e Ditës | Dy anije patrullimi shqiptare të klasës Iliria (ALS Oriku dhe ALS Lissus) dhe anija amerikane USS Monterey ekzekutojnë manovra detare të thjeshta dhe të përparuara në brigjet e Shqipërisë, duke kryer të gjitha procedurat dhe manovrat në përputhje me standardet e NATO-s.

Ky trajnim tregon rritjen e koordinimit dhe ndërveprimit dypalësh midis dy flotave tona.

“Përmes operacioneve dhe trajnimeve të tilla si ky, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj përmirësojnë marrëdhëniet ekzistuese të bashkëpunimit dhe ndërmarrin hapa të mëdhenj në ruajtjen e lidhjes jetike të rajonit me ekonominë globale”, tha Kapiteni i USSMonterey Joseph Baggett, CO.”

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: