fbpx
Lajme

Ambasada gjermane njoftim të rëndësishëm për vizat

Ambasada gjermane në Tiranë njofton se prej ditës së sotme sektori i vizave është hapur sërish, por me kapacitet të kufizuar. Ambasada deklaron se personat e prekur nga këto masa, si pasojë e situatës nga koronavirusi do të njoftohen personalisht. “Prej ditës së hënë, datë 23 nëntor.

Sektori i Vizave dhe Pashaportave është sërish i hapur. Por numri i aplikimeve, që përpunohen çdo ditë, do të reduktohet. Për pasojë do të ketë detyrimisht shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve.

Personat e prekur nga këto masa do të njoftohen personalisht.

Por kjo mund të kërkojë disa javë. Ndërkohë shpërndarja e pashaportave të pajisura me vizë vijon në segmentet e zakonshme kohore. Lutemi të mbahet në konsideratë, që deri në një njoftim të dytë nuk mund të bëhen legalizime.

Këto masa merren për të mbrojtur shëndetin e aplikuesve/-eve dhe të punonjësve/-eve. Synimi ynë është ruajtja e sigurisë në shërbim dhe mundësisht shmang’ja e një mbylljeje të plotë të Zyrës së Vizave për shkak të rasteve Covid-19. Për këtë qëllim na duhet të marrim masat përkatëse. Lutemi për mirëkuptimin tuaj” mbyllet njoftimi.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button