Categories Bota, Lajme

AMBASADORI GJERMAN HELDT, JEP DETAJE NË LIDHJE ME LIGJIN PËR FUQINË PUNËTORE TË KUALIFIKUAR

Sot ka hyrë në fuqi Ligji për Fuqinë Punëtore të Kualifikuar, i cili rregullon në detaje ardhjen e tyre nga vendet jashtë Bashkimit Evropian. Ambasadori gjerman Christian Heldt përmes një videoje ka thënë detaje në lidhje me këtë ligj, shkruan Indeksonline.

“Më 1 Mars 2020 do të hyjë në fuqi Ligji i Migracionit në Gjermani. Me këtë rast nuk bëhet fjalë për kuota të reja për leje pune për punonjës nga Ballkani Perëndimor, por për një rregull që vlen në mbarë botën”, tha Heldt.

Më tutje, ai tha: “Kjo është një rregull për fuqi punëtore të kualifikuar, e cila mund ta organizojë migrimin në Gjermani në bazë të kësaj rregulleje të re ligjore. Por fuqi e kualifikuar punëtore do të thotë të kesh kualifikim profesional në cilindo sektor, i cili që duhet të njihet në Gjermani përpara se të mund të parashtrohet një kërkesë për vizë”.

“Në gjithë këtë, prioritet për ne është që kjo ndërlidhet edhe me idenë e migrimit qarkullues, që do të thotë që kualifikimet e reja, të cilat merren në Gjermani mund të barten më vonë në jetën profesionale në Kosovë për ta zhvilluar edhe më tej ekonominë e këtushme. Edhe në këtë pikë Gjermania këtu në Kosovë ka një gamë të gjerë instrumentesh për të ndihmuar në jetën profesionale në vend”, shtoi ambasadori gjerman Christian Heldt. Ndërsa informata të tjera, mund të gjeni në uebfaqet e paraqitura në fund të videos. Insajderi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME