fbpx
Lajme

Ambasadorja Kim bën veprimin e papritur para nisjes së konferencës me ministren e Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni së bashku me ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim kanë nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen e ekstradimit nga SHBA. Por, para se të ulej për të nënshkruar marrëveshjen, Yuri Kim ka dezinfektuar sallën dhe vendin ku do qëndronte. Ndërkohë, Gjonaj në fjalën e saj u shpreh se traktati ishte i vjetër e se kishte nevojë për modernizim. Marrëveshja dypalëshe me SHBA u nenshkrua për ekstradimin e personave që dyshohet për vepra të ndryshme penale mes dy shteteve dhe do të zëvendësojë traktatin e vitit 1933.

Me marrëveshjen e re do të realizohet zgjerimi dhe përditësimi i kategorive të veprave penale për të cilat mund të kërkohet ekstradimi nga palët, mbi bazën e parimit të krìminalitetit të dyfishtë, duke përfshirë tashmë edhe veprat penale më të reja si ato me karakter financiar, tatimor dhe doganor, korrupsionin, veprat mjedisore, veprat në fushën informatike e çdo vepër që dënohet me heqje të lirisë për një periudhë maksimale prej më shumë se një  viti  ose për një dënim më të rëndë.

Ekstradimi aplikohet për vepra penale që parashikojnë dënime me më shumë se një vit burg. “Marrëveshja e re që u nënshkrua sot zëvendëson traktatin dy palësh të ekstradimit, i cili ka hyrë në fuqi nga Faik Konica dhe Kodem Holl duke e modernizuar dhe përshtatur në realitetin që jetojmë. Ky është falë një bashkëpunimi tejet të ngushtë. Ajo konsiderohej shumë e vjetëruar, me të renë realizojmë zgjerimin e veprave penale”, u shpreh Gjonaj.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button