Categories Lajme

Amerikë, “Bien para nga qielli”, rruga mbushet plot, qytetarët dalin për të mbledhur

Një “shi parash nga qielli” filloi befas dje në Kaliforni. Ajo që shumë vetëm mund ta kishin ëndërruar ndodhi në realitet. Mijëra kartëmonedha filluan të fluturojnë nga një kamion i blinduar i transferimit të parave që lëvizte në një autostradë në Kaliforni të premten, dhe shoferët ndaluan automjetet e tyre, duke dalë për të mbledhur sa të mundeshin.

Mirëpo, gëzimi i drejtuesve të mjeteve ka zgjatur pak, pasi policia ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje për të rivendosur rendin, duke arrestuar fillimisht dy persona. “Ka shumë video që tregojnë njerëz që vjedhin para duke i marrë nga rruga,” tha shefi i policisë së trafikut të autostradës së Kalifornisë, Curtis Martin në një konferencë shtypi.

“Kartëmonedhat që ranë nga kamioni, janë mijëra dollarë, i përkasin bankës dhe duhet t’i dorëzohen një komisariati,” këmbënguli ai, përcjell abcnews.al. “Xhekpoti” ndodhi kur dera e një kamioni të blinduar të transferimit të parave u hap papritur pranë San Diegos, jo shumë larg kufirit me Meksikën.

Videot e postuara në mediat sociale tregojnë shoferët që ndalojnë automjetet e tyre në mes të rrugës dhe në korsinë e urgjencës dhe vrapojnë për të mbledhur disa dollarë. Policia ka paralajmëruar se këto video do të përdoren për të gjetur ata që nuk i kanë kthyer paratë e grumbulluara në mënyrë të paligjshme. Policia e arrestoi në vend një burrë dhe një grua të cilët nxituan të merrnin sa më shumë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME