Categories Lajme

Amnistia/ Ministrja Gjonaj: 164 të dëuar pritet të lënë qelitë, ja kategoritë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj mori pjesë ditën e sotme në Komisionin parlamentar të Ekonomisë ku u pyet për vendimet e qeverisë në lidhje me amnistinë që ka nxjerrë, por edhe për numrin dhe kategoritë që përfitojnë.

Sipas Gjonajt, gra të dë nuara me vendim të formës së prerë në burgjet shqiptare janë 54 nga të cilat 22 do të përfitojnë lirinë nga amnistia, ndërsa 28 të tjera ulje të dë nimit me 1/3 e tij ndërsa 4 prej tyre nuk janë përfshirë si pjesë përfituse nga amnistia.

Sipas Gjonajt, me amnistinë e nxjerrë në prag të vitit 2020 përfitojnë në total 164 të dën uar.

Pavarësisht se me një diferencë shumëfishe, numri i të dënuarve burra është më i madh, prej tyre do të përfitojnë vetëm 141 të dë nuar.

Ashtu sikurse ka deklaruar edhe më herët, Gjonaj tha se nga amnistia nuk do të përfitojnë të akuzuarit për vjedhje dhe gra bitje, duke qenë se ka filluar të jetë një fenomen në rritje dhe shqetësues e për rrjedhojë nuk duhet toleruar.

“Vjedhja është një vepër e përhapur, janë 4 mijë e ca raste, gati gjysmës nuk i dihet autori. Prandaj të dën uarit për vjedhje të mos përfitojnë nga amnistia“, tha dje Gjonaj në Komisionin e Ekonomisë.

Por cilat janë kategoritë që përfitojnë nga kjo amnisti?

Amnistohen personat e dënuar meshkuj me vendim gjyqësor të formës së prerë, me bu rgim deri në 2 vjet ose çdo lloj dën imi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën, pezullimin e d nimit me b urgim ose çdo lloj dë nimi tjetër alternativ, për dënime të dhëna,deri në datën 30.09.2019, pavarësisht nga koha e mbetur nga dën imi.

Amnistohen personat e dë nuar femra dhe të mi tur me vendim gjyqësor të formës së prerë, me bur gim deri në 3 vjet ose çdo lloj dën imi tjetër më të butë, duke përfshirë gj bën, pezullimin e dë nimit me bu rgim ose çdo lloj dënimi tjetër alternativ, për dënime të dhëna deri në datën 30.09.2019, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.

Amnistohen personat e dën uar meshkuj me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dë nim deri në 2 vjet.
Amnistohen personat femra dhe të mit ur të dë nuar me bu rgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dë nim deri në 3 vjet.
Amnistohen personat e dën uar femra, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç.

Amnistohen personat e dë nuar meshkuj, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç.
Amnistohen personat e dë nuar me bur gim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç.

Të gjithë të dën uarve femra dhe të mitur që nuk plotësojnë kriteret për të përfituar amnisti, sipas paragrafëve 2, 4, 5 dhe 7 të këtij neni, u zbritet 1/3 e dënimit të mbetur, pavarësisht kritereve ndaluese të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji. Nuk përfitojnë sipas këtij paragrafi, personat e dën uar përsëritës të së njëjtës vepër penale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME