Categories Lajme

Ana prek të gjithë: Dy vite kam që jam takuar me nënën biologjike

Ana Lleshi ka treguar për herë të parë jetën e trishtë që ka kaluar. Ish- konkurentja ‘Përputhen’, ka treguar se para dy vitesh është njohur me nënën e saj biologjike, e se ishte ndarë nga ajo në moshën 3 vjeçe. “Është një temë që është delikate për mua dhe nuk kam sesi të mos jem e ndjeshme, e kam njohur vitet e fundit, jetoj me të prej dy vjetësh edhe jam shumë e lumtur që e kam njohur, që ajo më njeh mua dhe lumturohet që jam pjesë e saj.

Prej ditës parë që e kam parë e kam kuptuar se është nëna ime prej ngjashmërisë që kam me të. Janë ndarë që kur kam qenë shumë e vogël me babanë tim të ndjerë, kam qenë diku 3-vjeçe. Mundohem  që ta rikuperojë kohën e humbur për motive dhe arsye të tjerëve”, tha Ana. Ajo ka treguar e do të jetë ndihmë për vajzat që sapo dalin nga Shtëpia e Fëmijës.“Është shoqatë për vajzat pasi dalin nga Shtëpia e Fëmijës, mosha më delikate 16-18 që për fat të keq ndodhen në mëshirë të fatit”, tha Ana.

Roza: Personalisht ke qenë pjesë e kësaj gjëje?

Ana: Po tani te jem e sinqerte nuk ka si t’i lind kjo ide një vajze 25-vjeçare nga hiçi.

Roza: Yt atë nuk jeton më?

Ana: Jo, kam mamanë që është dashuria e botës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME