Lajme

Andi i nxjerr të palarat “Për’puthen”

Për herë të parë që nga dalja nga “Përputhen” ka folur Andi, djali nga Kosova. Në një intervistë televizive ai ka folur për marrëdhënien me Jasminën dhe skenarin e Olsës. “Mua me Jasminën më ftohën gjestet, provokimet, kunjat që i ka bërë gjithë kohës dhe lista është e gjatë. Ne nuk kemi pasur një lidhje. Kur dolëm nga emisioni, nuk dolëm çift.

Unë dola vetë, ajo vetë. Unë e kisha vendos që nuk do dilja me të, isha i lodhur prej atyre gjërave, s’desha të vazhdoja. S’do rrija në emision për shoë. Nuk bëhet me zor. Jam treguar shumë i duruar. Më erdhi në majë të hundës”, tha Andi.Kujtojmë se të dy ata ishin çifti më simpatik në emision, por që nuk shkoi ashtu siç publiku mendoi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close