fbpx
Lajme

Anëtarët e Këshillit Politik porosisin pica pas 4 orë diskutimesh

Prej më shumë se katër orësh anëtarët e Këshillit Politik po vijojnë mbledhjen e thirrur ditën e sotme për ndryshimet kushtetuese, një ditë para se ato të votohen në Kuvend. Por duket se mbledhja do të zgjasë përgjatë orëve të natës, pasi duket se anëtarët e Këshillit Politik kanë porositur pica.

Debatet kanë vazhduar lidhur me hapjen e listave, pasi opozita jashtëparlamentare ka sjellë në tryezë një propozim, i cili nuk ka gjetur dakordësinë e shumicës socialiste. Më herët nga mbledhja u largua deputetja Rudina Hajdari duke kërkuar mirëkuptimin e kolegëve për shkak të një angazhimi personal.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button