Lajme

Anëtarët e komunitetit rom bëjnë thirrje për ndihmë nga shteti

Komuniteti rom i ka bërë thirrje qeverisë për ndihmë pasi ndodhen në vështirësi. Një nga pjesëtaret e komunitetit rom kërkon një shtëpi pasi jeton 8 persona në një shtëpi e cila është e sajuar dhe nuk ka hapësirë të mjaftueshme për aq persona.

‘Jetojmë 8 persona në një shtëpi. Kisha fëmijën në spital petë. Kam një shtëpi të sajuar nga burri. E ka ndërtuar duke mbledh copa copa dërrasa nëpër kazane.’, u shpreh banorja. Një tjetër nënë e re u shpreh se askush nuk ka shkuar të interesohet për to se si jetojnë. Ajo rrëfen se e vetmja mënyrë sesi fitojnë të ardhura t janë duke shitur rroba dhe ato të ardhura nuk janë të mjaftueshme.

‘Nuk kemi të ardhme vetëm ndonjë lek që merr mami nga rrobat që shet te tregu. Kam kërkuar punë dhe asnjë nuk më pranon. Kam 4 vite që jetoj me mamin se jam e divorcuar, kam 3 fëmijë. S’kemi të ardhura shesim rroba dhe ushqehemi. Nuk ka ardhur asnjë tjetër të interesohet për ne. Shkuam të bëjmë kërkesa dhe na nxorrën jashtë.’, tregoi nëna e 3 fëmijëve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close