Categories Lajme

Angazhimi qytetar i intelektualëve për Vlorën, Nga një bashkëpunim i tillë fitojmë të gjithë, fiton Vlora, Fiton Shqipëria!”

Angazhimi qytetar i intelektualëve për Vlorën Partia Demokratike gjithmonë e ka dëgjuar, vlerësuar e zbatuar mendimin e intelektualëve. Si parti që lindi prej studentëve e intelektualëve, bashkëpunimin me ta PD e ka pasur gjithmonë konstant dhe mendimet e vyera të tyre ajo ia ka bashkangjitur programit të saj. Duke pasur parasysh këto parime, por edhe respektin tim të thellë për intelektualët e qytetit të Vlorës, së bashku me Forumin e Intelektualëve dhe Shoqërisë Civile konkretizuam idenë e hershme të organizimit të një takimi, për të diskutuar për problemet e qytetit, propozimet që ata kanë dhe mënyrën e zbatimit të tyre, jo vetëm tani në fushatë, por edhe pas fitores së 26 prillit.

Në takim morën pjesë intelektualë nga fusha të ndryshme; pedagogë të Universitetit “Pavarësia”, arsimtarë, mjekë, arkitektë, inxhinierë, historianë, poetë e shkrimtarë, studiues, etj.

Në fjalën hapëse paraqita një platformë të detajuar të bashkëpunimit të Partisë Demokratike me intelektualët e Vlorës, bashkëpunim, i cili do të jetë po kaq i përgjegjshëm, i hapur, transparent e intensiv edhe në vijimësi. Në platformën që paraqita u ndala në faktin që Partia Demokratike është partia e intelektualëve, që mbështetet në integritetin e tyre, pavarësinë e mendimit, vizionin, idetë dhe sugjerimet e tyre. Është një raport i ngritur mbi respektin reciprok lirshmërinë e mendimit dhe kontributin e ndërsjellte.  Për Partinë Demokratike intelektualët janë një aset i çmuar dhe janë jo vetëm bashkëhartues, por edhe bashkëzbatues të programit politik, ekonomik e social, në veçanti në atë program të zhvillimit të Vlorës, që është derivim i programit kombëtar të PD.

Theksova se: “Qëllimi i bashkëpunimit do të jetë afatgjatë dhe i qëndrueshëm, një bashkëpunim me synimin që të gjenerojë ide, të shtrojë alternativa, të nxisë zhvillimin, të sugjerojë e të japë zgjidhje konkrete të problematikave të Vlorës. Ky është një forum i hapur, produkti i të cilit do të jetë pa ngjyra, pa kufij politikë, por me kornizë qytetare, me etikë morale e verbale. Forumi i Intelektualëve, së bashku me Forumin e Gruas dhe atë Rinor, do të jenë shtyllat ku do të mbështetemi në punën tonë, jo vetëm gjatë fushatës, por edhe në vazhdimësi.

Ftesa është e hapur për të gjithë ata intelektualë, ekspertë, inxhinierë, të cilët po krijojnë dhe zhvillojnë jetën sa civile aq edhe ekonomike të qytetit të Vlorës.

Nga një bashkëpunim i tillë fitojmë të gjithë, fiton Vlora, Fiton Shqipëria!”

Më pas, drejtuesi i Forumit, z. Vilson Haxhiraj, theksoi nevojën e bashkëpunimit të PD me intelektualët dhe shoqërinë civile, si domosdoshmëri për ndalimin e vendosjes së autoritarizmit në Shqipëri. Shumë vëmendje tërhoqi fjala e artistit të njohur, Bujar Asqeriu, Nder i Kombit.

Zoti Asqeriu foli për gjendjen në qytetin e Vlorës, Vlorën e fasadave dhe jo të thelbit; Vlorën e bojatisur, por të ndryshkur; theksoi nevojën e punës me përkushtim e ndershmëri, si edhe nevojën e afrimit dhe punës me elektoratin gri.

Pedagogia Zamira Sinaj theksoi nevojën e bashkëpunimit pa ngjyrim politik të intelektualëve në dobi të qytetit. Laureta Petoshati solli shqetësimin e saj për humbjen e kujtesës, indenditetit historik e kulturor të qytetit të Vlorës, si edhe afrimin e krijuesve, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet në të gjitha fushat e jetës shpirtërore të qytetit.

Në takim folën edhe poetja Anila Toto; znj. Monika Hasani, Shefe e Katedrës së Letërsisë në Universitetin “Ismail Qemali”, e cila ngriti problemin e teksteve shkollore, të cilat nuk i përgjigjen nevojave të kohës. Studiuesit dhe historianët Shpresim Kasaj dhe Nasip Xhelili folën për vlerat historike e etnografike të qytetit dhe figurave të shquara të tij.

Ish –deputeti dhe ish- kryetari i bashkisë së Vlorës përgëzoi këtë iniciativë dhe theksoi nevojën e një bashkëpunimi më të ngushtë ndërmjet PD dhe intelektualëve të Vlorës. Në takim u përcoll dhe një përshëndetje nga Nestor Jonuzi, Piktor i Popullit dhe Nder i Kombit.

Të pranishmit mbështetën njëzëri projektin që parashtrova për ruajtjen e idenditetit të qytetit dhe ngritjen e Shtëpisë ku u shpall Akti i Pavarësisë së Shqipërisë në 1912 si dhe idenë e ngritjes të një muzeu për Kosovën, në nderim të Hasan Prishtinës, Isa Boletinit dhe luftëtarëve që erdhën në Vlorë në mbështetje të qeverisë së Ismail Qemal Vlorës. Gjeta mbështetjen e tyre që, Forumi i Intelektualëve dhe Shoqërisë Civile, së bashku, me Bordet që janë ngritur pranë Shtabit Qendror të PD, të organizojmë konferenca modeste shkencore për ndarjen territoriale, arsimin, përkrahjen e njerëzve në nevojë, turizmin, trashëgimninë kulturore, etj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME