Lajme

Angela Merkel: Situata është shumë serioze, mjekët nuk do t’i lëmë vetëm

Angela Merkel ka deklaruar sot në parlamentin e Gjermanisë se situata nga koronavirusi është mjaft serioze. Merkel theksoi se vala e tretë e pandemisë po mbretëron në shtetin gjerman.

“Fatkeqësisht, duhet ta themi sërish… vala e tretë e pandemisë po mbretëron në vend”, tha Merkel.

“Ne nuk mund t’i lëmë vetëm mjekët dhe ndihmësit shëndetësorë. Ata nuk mund ta fitojnë vetëm këtë betejë. Ata kanë nevojë për mbështetjen e shtetit, politikës, shoqërisë, ne qytetarëve, të gjithëve ne”, theksoi ajo. Kancelarja kërkoi mbështetjen parlamentare për shtesën e rëndësishme në ligjin e mbrojtjes shëndetësore.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: