Lajme

Anglia dhe Franca “përzënë” shqiptarët nga burgjet e tyre, 2 “chartera” i sjellin në Rinas

Anglia dhe Franca vazhdojnë me s’pastrimin e burgjeve të tyre nga shtetasit shqiptarë që kanë vuajtur dënimet për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në dy ditët e fundit janë riatdhesuar në Shqipëri 72 shtetas shqiptarë që u gjendën në situatë të parregullt në territorin britanik dhe në atë francez.

24 shtetas shqiptarë kanë ardhur nga Anglia pasi kanë përfunduar dënimet e tyre në burgjet angleze por edhe që janë kapur pa letra.

Ndërkohë nga Franca kanë ardhur 48 shqiptarë të cilët ishin me qëndrim të parregullt ne territorin francez, disa prej tyre janë kapur në tentativë për të shkuar në Angli, dhe të tjerët janë shtetas që e kanë përfunduar vuajtjen e dënimit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close