Lajme

Anija me flamur italian ngec në cekësi pranë Treportit të Vlorës.rojet bregdetare i vijnë në ndihmë

Një anije veliere me flamurin Italian në bordin e të cilës gjendeshin tre persona 1 rusë dhe 2 ukrainas ka ngecur në cektinë pranë Treportit të Vlorës. Shkaku i daljes në cektinë është gabimi njerëzor, pasi anija ka tentuar të futet në portin qëndror të Vlorës teksa ka ngatërruar destinacion, duke përfunduar në cektin në Treport. Janë lajmëruar menjëherë rroja bregdetare si dhe kapiteneria e Vlorës e cila po përpiqen me mënyrë të ndryshme për ta nxjer anijen nga toka me anën e një vinxhi, pasi nxjerja e anijes nga toka nëpërmjetë detit është praktikisht e pamundur. Në bordin e anijes veliere nga ekuipazhi ka mbetur vetëm kapiteni ukrainas pasi dy personat e tjera janë larguar në drejtim të vendeve të tyre.Momentalisht rroja bregdetare si dhe kapiteneria e Vlorës ka dërguar në drejtim të velierit dy anije të ndihmës të pajisura me vinxhine posacëm për ta nxjer anijen në tokë. Momentalisht nuk ka rrezik për jetë njerëzish por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: