fbpx
Lajme

Anija “Oriku”, pritet nga simotrat e Forcës Detare pas kthimit nga misioni “Sea Guardian

Anija “Oriku” pas 3 vitesh dhe rreth 13 mijë orëve patrullim në detin Egje u kthye ditët e fundit në atdhe. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, publikoi sot një fotografi të momentit kur anija “Oriku” u prit në ujërat tona nga simotrat e saj. “Anija Oriku pritet në ujërat tona territoriale nga simotrat e saj të Forcës Detare pas kthimit nga misioni “Sea Guardian” në detin Egje”, shprehet Xhaçka.

Gjatë 3 viteve në misionin e NATO-s, “Sea Guardian” në Egje ekuipazhet dhe anijet shqiptare kanë realizuar 178 operacione, duke shpëtuar ose parandaluar rreth 3500 persona, mes të cilëve 120 gra, 220 fëmijë, 38 prej të cilave foshnja. Në këtë mision shërbyen 14 kontingjente të përbërë nga 294 detarë, në bordin e 3 anije të Forcës Detare, “Oriku”, “Butrinti” dhe “Lissus”.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button