Lajme

Anija ushtarake libiane hap zjarr në anijen italiane të peshkimit, plagoset kapiteni

Një anije peshkimi italiane  “Tramontana di Mazara del vallo”,  është kapur dhe sekuestruar nga një anije patrullimi e ushtrisë libiane në Gjirin e Sirte.

Në bordin e anijes ndodheshin 7 anëtarë të ekuipazhit, të cilët u detyruan të shkonin drejt portit të Misurata. Anija italiane ishte duke peshkuar bashkë me disa anije të tjera, kur disa ushtarak libian hipën në bordin e anijes.

Alarmin pë kapjen e peshkarexhës italiane e dha një anije tjetër peshkimi që ishte në të njëjtën kohë në zonën ku po peshkohej. “Farnesina”, përmes një deklarate tha se ” arsyet për sekuestrimin, janë ndoshta të lidhura me aktivitetin e peshkimit, në ujëra të përcaktuara si” rrezik i lartë” dhe për këtë arsye nuk rekomandohet peshkimi nga Komiteti Ndërministror për Sigurinë, Transportin dhe infrastrukturën”

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: