Lajme

Ankimimet për Vlorën/ KAS rrëzon kërkesën e PD-së dhe i jep dritën e gjelbër asaj të LSI-së

KAS vendosi sot rrëzimin e kërkesës së PD-së për marrje të informacioneve shtesë nga institucionet shtetërore dhe entet e tjera publike, si dhe ka pranuar kërkesën e LSI për marrje të informacioneve nga administrata e KQZ, se sa pajisje PEI kanë funksionuar në qarkun e Vlorës ditën e zgjedhjeve.

Në vendimin e komunikuar nga Ervin Lako thuhet:  “Pasi u tërhoq për të marrë vendim, me shumicë votash KAS vendosi rrëzimin e këreksës së subjektit ankues PD për të marrë informacione zyrtare në cilësinë e provës nga organet shtetërore të listuara në kërkesën ankimore.

Pranimin e kërkesës së subjektit ankues LSI për të marrë informacione nga administrata e KQZ se sa pajisje PEI kanë qenë funksionale ditën e votimit në qarkun e Vlorës.

Meqenëse dy anëtarë të KAS vendosën të ushtrojnë të drejtën e tyre për marrjen e provave nga KQZ për të kërkuar të dhënat që do rezultojnë nga kryqëzimi i pajisjeve PEI për këtë qark”. Ndërkaq seanca e sotme është ndërprerë dhe mbledhja e radhës pritet të mbahet ditën e nesërme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: