
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në tragetit “Claudia” që ishte nisur nga qyteti i Ankonës në Itali, për në Durrës. Mësohet se një shofer shqiptar që merrej me transport, ka pësuar atak k ardiak teksa trageti ndodhej në ujërat italiane.
Menjëherë është lajmëruar urgjenca që ka ardhur me helikopter, pasi në momentin e ngjarjes, trageti ishte në mes të detit. Por fatkeqësisht, pavarësisht transportimit me urgjencë në spital, shqiptari humbi jetën. E ndërsa është ankoruankoruar në port, kapiteni italian i ka rënë sirenës në shenjë respekti për të ndjerin.