Categories Lajme

Antetati ndaj Gjon Memës, zbërthehet bashkëpunëtori i drejtësisë

Detaje të reja kanë dalë në dritë për sa i përket dosjes voluminoze të armëve të gjetura në kryeqytetet disa ditë më parë. Bashkëpunëtori i drejtësisë, Enver Jamaku i cili tregoi edhe 19 bazat e armatimit ka zbuluar se mina me telekomandë e përdorur në atentatin ndaj Gjon Menës në Kamëz, është marrë në Shkodër.

Siç raporton gazetari Ermal Vija, hetuesit kanë dyshime se përveç kushërinjve Jamaku dhe Gjergj Cukalit në këtë atentat janë përfshirë dhe dy persona te tjerë.

Këta persona përveçse janë përmendur nga dëshmitari i drejtësisë janë pikasur edhe nga kamerat e sigurisë. Njëri nga këta persona, i cili ende nuk është identifikuar nga grupi hetimor, sipas dëshmisë, ka trup mesatar dhe me dialekt nga veriu.

Në një rast, rezulton se ky person ndiqte kushërinjtë Jamaku për të parë nëse do bënin punën, duke qëndruar pranë banesës së Gjon Menës. Gjithashtu Enver Jamaku ka treguar se ky person, për të cilin shprehet se nuk e njeh dhe nuk i di emrin, i ka treguar që mina në formë drejtkëndëshe, brenda të cilës ishte një telefon i vjetër, vihej në punë më anë të një fitili elektrik që futej në vendin e kufjes dhe më pas ndezja bëhej nëpërmjet thirrjes telefonike.

Sipas dëshmisë së të penduarit, ky shtetas ishte mesatar në trup, me dialekt nga veriu. Në një rast, rezulton se ky person ndiqte kushërinjtë Jamaku për të parë nëse do bënin punën, duke qëndruar pranë banesës së Gjon Menës.

Hetuesit janë duke punuar për identifikimin e këtyre personave, pasi janë të bindur se Gjergj Cukali është kontraktuar nga persona të tjerë për eliminimin fizik të Gjon Menës, nga ana tjetër ky i fundit është shprehur se e vetmja pistë për të cilën dyshon se mund të ketë ndodhur është vrasja e shtetasit Eri Zefi, për shkak të lidhjeve që ka me një prej të akuzuarve, për këtë krim, pasi sipas tij ai nuk ka asnjë konflikt me persona të tjerë.

Gjatë dy muajve të përgatitjes së planit rezulton se ka pasur debate mes Cukalit dhe Enver Jamakut për vonesën, ndërsa duket se atentati dështoi pasi mina nuk u montua dhe ngjit siç duhet nga Ermond Jamaku, i cili rezulton ta ketë vendosur poshtë makinës pa e montuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME